U rizgjodh në krye të PD,Basha:Shprehje besimi për rrugën drejt ndryshimit

Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas marrjes së mandatit të tretë për të drejtuar PD.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha ka falënderuar demokratët që e votuan, duke thën se kanë shprehur qartë besimin për ndryshim.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë.”-shkruan Basha.

Në zgjedhjet e 13 qershorit, Basha arriti të marrë 32882 vota, i dyti u rendit Agron Shehaj me 6038 vota, e treta Edith Harxhi me 983 vota dhe i katërti Fatbardh Kadilli me 781 vota.

Të Fundit