E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Bota

U përjashtua nga ushtria për orientimin e tij seksual, 20-vjeçarit i pritet koka nga i vëllai dhe kushërinjtë

Një djali iranian dyshohet se iu pre koka nga familja e tij pasi morën vesh se ishte homoseksual.

Ali Fazeli Monfared, 20 vjeç, kishte aplikuar që të përjashtohej nga shërbimi ushtarak për shkak të seksualitetit të tij. Por kur mbërriti letra ku shkruhej se kërkesa e tij ishte pranuar, ai nuk ishte në shtëpi dhe u lexua nga të familjarët.

Pretendohet se gjysmë-vëllai i Monfared dhe dy kushërinjtë e tyre e joshën atë në një makinë përpara se të kryenin vrasjen brutale.

Fajtorët e dyshuar thuhet se e kishin lënë trupin nën një palmë në Borumi, një fshat, para se të lajmëronin mamanë e tij. Tragjikisht, Monfared i njohur si Alireza, kishte planifikuar të udhëtonte në Turqi për të qenë me partnerin e tij vetëm disa ditë para vdekjes.

Tre burra janë arrestuar dhe ka të ngjarë të akuzohen për vrasje, sipas 6Rang, një organizatë iraniane LGBT +.

Grupi tha se Monfared ishte vrarë sepse nuk dëshironte të shkonte në ushtri për shkak të homoseksualitetit të tij.

Nëna e tij po vuan një sasi të madhe hidhërimi për shkak të vdekjes së fëmijës së saj të vetëm dhe është shtruar në spital. Monfared foli me nënën e tij në telefon për herë të fundit të martën, tha partneri Aghil Abyat për IranWire.

“Asgjë nuk është më e vështirë sesa je me shpresa se do e takosh personin që do brenda disa ditësh dhe më pas merr vesh që ka vdekur. Është shumë e vështirë të mos jem në gjendje ta shoh apo dëgjoj zërin e tij. Kjo është një dhimbje torturuese që do të mbetet në zemrën time deri në fund të jetës”, është shprehur partneri i tij.

Thuhet se Z. Monfared kishte një marrëdhënie të vështirë me gjysmë-vëllain e tij, i cili e kritikonte për mënyrën e veshjes së tij.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë kohë që flasin për diskriminimin dhe rrezikun me të cilin përballen personat LGBTQ + në Iran. Homoseksualiteti dënohet me ekzekutim në vend. Shumë njerëz homoseksualë vriten gjithashtu në ‘vrasje nderi’ të kryera nga familjet e tyre, të cilët besojnë se seksualiteti i tyre sjell turp.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑