U kap me emigrantë në makinë, 27-vjeçari tenton vetëvrasjen në komisariat

Antuanel Mila, 27-vjeçari i cili u arrestua një ditë më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” tentoi vetëvrasjen këtë të premte në Komisariatin e Policisë së Korçës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:05. Sipas asaj që ka njoftuar policia, i riu tentoi të vrasë veten me një batanije.

Ai është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë. Mila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Të Fundit