E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Bota

U infektua me COVID-19,zbulohen simptomat dhe ilaçi që po merr Biden

Presidenti amerikan Joe Biden doli pozitiv me Covid-19 pas një testimi që bëri të enjten në mëngjes. Sipas Shtëpisë së Bardhë, ai ka simptoma të lehta.

Sipas protokolleve, duke qenë se Biden është 79 vjeç, pavarësisht se ka katër doza vaksine, ai duhet të qëndrojë në izolim deri të martën e ardhshme, dhe të pushojë pak më shumë se zakonisht. Sipas sekretares për mediat, Karine Jean-Pierre, kjo është hera e parë që Biden del pozitiv në një test. Për herë të fundit ai ishte testuar të martën, kur kishte dalë negativ.

Të enjten pasdreke Biden publikoi një mesazh në Twitter ku thoshte se ishte shumë mirë, por nuk mund të merrte pjesë në një aktivitet në Pensilvani, ku duhet të kishte qenë i pranishëm. “Njerëz, ndihem shumë mirë! Faleminderit për shqetësimin tuaj. Sapo fola me senatorin Casey, kongresmenin Cartëright, dhe kryebashkiakun Cognetti (dhe kushërinjtë e mi në Scranton!) për t’i çuar të fala dhe për të shprehur keqardhjen për mungesën në aktivitetin e sotëm”, shkroi ai në Twitter.

Sipas CNN, Biden ka nisur menjëherë trajtimin me antiviralin Paxlovid, një ilaç i autorizuar për përdorim emergjent nga Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) dhe që lejohet për personat mbi 12 vjeç. Sipas koordinatorit të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Dr. Ashish Jha, Biden ka hundë të zëna, lodhje trupore dhe kollë të thatë, por jo temperaturë.

Presdienti amerikan i mori dy dozat e para të vaksinës anti-Covid Pfizer para inaugurimit të tij në janar 2021. Dozën e parë përforcuese e mori në shtator 2021 dhe në mars 2022 mori dozën e dytë.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe Zonja e Parë, Jill Biden, dolën të dyja negative pas testimeve të kryera të enjten dhe, sipas protokollit, do të vijojnë aktivitetet e tyre sipas programit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑