U gëlltit nga balena për 40 sekonda, burri tregon dramën: Nuk mund ta besoj që jam këtu

Një burrë që kapë aragosta ka treguar eksperiencën e tij të tmerrshme, ndërsa gjatë punës së tij është gëlltitur nga një balenë.

Michael Packard tha se ishte duke u zhytur në detin e Provincetoën, në Massachusetts, kur përfundoi në gojën e gjigantit detar për rreth 30-40 sekonda.

Sipas Packard balena e pështyu atë dhe e la të dëmtuar në gju.

Packard tha se ai dhe miku i tij kishin marrë anijen e tyre dhe kishin dalë të premten në mëngjes, ndërsa kushtet e motit ishin të shkëlqyera.

Kur arriti në 20 metra thellësi ai ishte hedhur nga anija dhe papritur “ndjeu një përplasje të madhe dhe gjithçka u errësua”.

Fillimisht ai kishte menduar se ishte sulmuar nga një peshkaqen, por më pas ndjeu se ai nuk kishte dhëmbë.

“Dhe pastaj kuptova: ‘O Zot, unë jam në gojën e një balene dhe ai po përpiqet të më gëlltisë. Unë do të vdes”.

Në këtë moment Packard mendoi për gruan dhe dy djemtë e tij, të moshës 12 dhe 15-vjeç.

“Pastaj papritmas ai u ngjit në sipërfaqe dhe shpërtheu.

Sapo u hodha në ajër dhe rashë në ujë fillova të notoj. Nuk mund ta besoj që jam këtu për të treguar këtë.”

Pavarësisht lutjeve të gruas së tij për të gjetur një punë tjetër, ai nuk ka në plan të heqë dorë nga një karrierë 40-vjeçare duke kapur aragosta.

Balenat kurrizore mund të rriten deri në 15 metra dhe peshojnë rreth 36 ton. Ndërsa sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra, popullsia e tyre globale arrin deri në 60.000.

Burimi: BBC

Të Fundit