U fut në depozitën e ujit dhe nuk doli dot, mbytet 56-vjeçari në Lazarat

Një 56-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është mbytur në një depozitë me ujë.

Policia bën me dije se burri është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune në banesën e tij. Ai ishte futur në depozitën e madhe me ujë, por nuk ka mundur dot të dal e për pasojë është mbytur.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Lazarat, shtetasi A. P., rreth 56 vjeç, banues në Lazarat është gjetur i pajetë, pa shenja dhune.

Ky shtetas është futur në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur dot të dal, për pasojë është mbytur.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit