E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

U abuzua seksualisht nga shoku i babait! Motra zbulon letrat që i dërgonte autori: Është i martuar, ka fëmijë

Detaje të reja dalin nga rasti që tronditi qytetin e Korçës, ku një e mitur është abuzuar seksualisht nga shoku i babait për disa vite rresht.

Edison Sheme rreth 41 vjeç i denoncuar nga familja e vajzës vijon të jetë në arrati. Motra e të miturës zbuloi letrat që autori i dërgonte motrës së saj aso kohe.

Ajo tregoi se autori është i martuar dhe se ka fëmijë.

“Po lexoja letrat dhe nuk dija çfarë të bëja më. Të them të drejtën ishin goxha por në ato që shkruante ishin që pasi të mbushte 18-vjeç ai do ta merrte dhe do të jetonin bashkë.

Mendoja se thjeshtë u mbyll sepse shihja se nuk po takoheshin dhe flisnin. Një ditë më tha babi që nga fshati kishte marrë vesh diçka dhe unë ia shpjegova.

Ishte shoku i babit tim, kur vinte këtu dhe merrte qumështin, u arratis dhe e tregon shumë haptazi q e ka kryer këtë vepër dhe është larguar. Nëse nuk do ta kishte bërë do të kishte ndenjur dhe do të ishte përballur si burrë. Motra nuk më ka treguar asgjë sepse ai i thoshte mos i trego askujt.

Policia e dimë që do ta kapë dhe drejtësia do të vihet në vend por motra ime ka shumë frikë dhe shikon gjithë kohës në të katërta anët. Familja ime nuk ka frikë dhe ne nuk shitemi për para. Personi në fjalë është i martuar dhe ka edhe fëmijë”, tha ajo.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑