E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, Rama nga Budapesti: Rikthimi i tij mund të jetë i mirë për Evropën

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbërritur në Hungari ku është pritur nga homologu i tij Viktor Orban.

Shefi i qeverisë do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Hungari ditën e sotme, ku liderët do të diskutojnë sfidat e sigurisë në Evropë në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë. Temë tjetër diskutimi do të jetë konflikti në Lindjen e Mesme, emigracioni i paligjshëm, siguria ekonomike apo energjia.

Në një konferencë për mediet, Rama tha se rikthimi i Trump mund të jetë i mirë për Evropën.

Rama: Përvoja më thotë që kur ishte President dhe të gjithë thonin që NATO do bëhet më e dobët. NATO u bë më e fortë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtet e Bashkuara të Amerikës dhe do i shërbejë për mirë Evropës. Nuk mendoj se ajo që ka ndodhur në SHBA ta shohim si një gjë kundër, përkundrazi. Nuk më takon mua të mendojë për gjithë gjërat e mëdha. Për Shqipërinë asgjë nuk ndryshon.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑