Stop – Vajzat norvegjeze bejne akuze te rreme per perdhunim e lihen te lira! (03 shtator 2019)

Sulejman Alia tregon, se ka një lokal në zonën e Malit të Robit, ku punon bashkë me gruan dhe dy djemtë.Por në 3 gusht janë përballur me një situatë të pazakontë. 3 vajza norvegjeze kanë porositur darkë e pije në lokal dhe më pas kanë denoncuar në polici, se janë përdhunuar e marrë peng.Policia ka bastitur lokalin dhe ka shoqëruar personelin.Pas sekuestrimit të pamjeve filmike, rezultoi, se akuza ishte rreme dhe vajzat norvegjeze kërkuan ndjesë dhe u lanë të lira.Tashmë djali i akuzuar padrejtësisht denoncon, se policia e Golemit dhe Kavajës nuk bënë asgjë, duke i lënë vajzat e lira, madje as kopjet e deklaratave nuk u janë dhënë.OPGJ Ilir Dizdari, thotë, se djemtë e akuzuar nuk duhet të merren më me këtë histori, pasi vajzat u tërhoqën.Po kështu asnjë reagim as nga Komisariati i Kavajës, edhe pse në rastin e denoncimit të rremë, forcat policore nxituan të shoqëronin me forcë djemtë në lokal.

Të Fundit