“Stop” sjell në vëmendje rastin e brucelozës në Cërrik, në stallën e familjes Kamami, situatë, që ngre pikëpyetje mbi mënyrën, se si u ndoqën procedurat nga Drejtoria e Bujqësisë Elbasan.Në prill 2026, nga 10 krerë bagëti, 5 rezultuan pozitive me brucelozë, sipas analizave të institucioneve shtetërore. Pronari Dilaver Kamami pretendon, se analizat e kryera në një laborator privat rezultuan negative dhe kërkoi rikampionim. Megjithatë, kafshët u morën dhe u asgjësuan pranë lumit Devoll, ndërsa familja u dëmshpërblye me 12.1 milionë lekë.Tre muaj më vonë, autoritetet rikampionuan stallën. Nga analizat e reja, fillimisht 2 krerë, e më pas 4 krerë, rezultuan pozitive, sipas Drejtorisë së Bujqësisë. Edhe këtë herë, familja pretendon, se analizat private kanë dalë negative dhe kërkon të përcaktohet përfundimisht e vërteta.Gjatë verifikimit në terren, drejtuesi i Drejtorisë së Bujqësisë Elbasan pranon, se në rastin e parë, nuk është ndjekur procedura e rregullt, si për protokollin e sëmundjes, ashtu edhe për mënyrën e asgjësimit të kafshëve pranë lumit Devoll.
Një foto, e ngjitur në derën e parlamentit, i ka paraprirë hyrjes së grupit parlamentar demokrat Bella Belinda” shoqëron hyrjen e grupit parlamentar të PD-së në sallën e Kuvendit. Ndërkohë, Monika Kryemadhi ka qenë sot sërish në Spak dhe në dalje, ka thënë, se në dosjen e saj, ka detaje të pavlera, që nuk përbëjnë vepër penale, si shprehja: ua “b…tha e Marinit”.
Lidhur me rastin e brucelozës në Cërrik, pas rikampionimit, 4 lopët, që rezultuan pozitive, u morën dhe u asgjësuan në fshatin Gjyrale, ndërsa specialistët deklaruan, se do të merren masa për dezinfektimin e stallës. Përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, përfshirë drejtorin Erson Dhimospira, njoftuan ngritjen e një grupi pune, për të shqyrtuar procedurën dhe problematikat e rastit.Një tjetër pikëpyetje mbetet rikthimi i fermerit në aktivitet.Drejtoria e Bujqësisë Elbasan i ka komunikuar një afat 1 vjecar, ndërsa drejtoria qendrore ka folur për 1 muaj.“Stop” iu drejtua zyrtarisht Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Mjedisit, për të verifikuar, nëse procedurat janë respektuar. Të dy institucionet kanë deklaruar, se rasti po shqyrtohet dhe se do të merren masa, nëse konstatohen shkelje.



