Në “Stop” denoncohet sërish noterja Anila Haxhiu në Fier. Një çift pretendon, se i ka dhënë 3,200 euro për të mundësuar kalimin e pronësisë së një apartamenti në Golem, duke anashkaluar procedurën e rregullt ligjore dhe deklaratën e ish-bashkëshortes, e cila duhej të konfirmonte, se nuk kishte pretendime mbi pronën.Sipas çiftit, një pjesë e shumës do t’u jepej punonjësve të Kadastrës Fier, ndërsa pjesa tjetër, do të mbahej nga noterja Anila Haxhiu. Cifti pretendon, se u kërkuan edhe 800 euro për procedurë të përshpejtuar, me premtimin, se prona do të kalonte në emër të blerësve brenda ditës.“Stop” dokumenton momentin e dorëzimit të 3,200 eurove në zyrën e noteres. Por procedura zgjati rreth 3 muaj dhe nuk u realizua. Për këtë arsye, çifti kërkoi kthimin e parave.Përballja në zyrën e Haxhiut u tensionua. Cifti i përmendi noteres, se momenti i dorëzimit të 3 200 eurove ishte regjistruar, e në këtë moment, Anila Haxhiu shtyu dhe goditi bashkëshortin, e më pas edhe gruan e tij shtatzënë. Çifti thotë, se më pas noterja i mbajti për disa momente mbyllur në zyrë.Policia shoqëroi çiftin, për të bërë denoncimin, ndërsa noterja Anila Haxhiu nuk u shoqërua dhe qëndroi në zyrë.Pas incidentit, denoncuesit kontaktuan ish-bashkëshorten, e cila jeton jashtë Shqipërisë. Ajo autorizoi nënën e saj përmes një prokure, që të jepte deklaratën, se nuk kishte pretendime mbi apartamentin në Golem. Pas kësaj, procedura u zgjidh në rrugë ligjore, sërish në zyrën e Haxhiut.
Gjykata e Hagës dha sot vendimin me 25 vjet, 18 vjet dhe 13 vjet heqje lirie ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, pas rreth 6 vitesh nga arrestimi dhe qëndrimi në paraburgim. Procesi lidhet me akuzat për krime lufte gjatë luftës në Kosovë. Ky vendim u prit me marshim e protesta të shqiptarëve në Hagë dhe Prishtinë, ndërsa faktori politik e quajti një turp këtë vendim. Sot shënohet 84-vjetori i Konferencës së Pezës, mbajtur më 16 shtator 1942. Konferenca bashkoi përfaqësues të forcave të ndryshme politike shqiptare në një front të përbashkët antifashist, duke u konsideruar një nga ngjarjet e rëndësishme të rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Dje transmetuam denoncimin e një punonjësi policie, i cili tha, se dy gjyqtare kanë vendosur masa të lehta ndaj dy personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, që vjedh kasaforta nëpër banesa. Një prej episodeve të fundit ndodhi në Tiranë. Agron Goxhaj, 48 vjeç, dhe Andi Hasani, 46 vjeç, u filmuan, duke hyrë në një banesë, që dyshohet, se kishin planifikuar ta grabisnin. Ata u kapën në flagrancë nga policia në momentin, kur u rikthyen për të lënë kasafortën e grabitur.Pavarësisht provave të sekuestruara, gjyqtarja e Apelit Adelajda Gjuzi, zëvendësoi masën “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.Por, ndërsa ndodheshin në arrest shtëpie, dy të dyshuarit organizuan një tjetër grabitje në Vlorë. Ata u kapën sërish në flagrancë dhe në automjetin e tyre u gjetën mjete të sofistikuara për hapjen e bravave dhe armë. Edhe në këtë rast, gjyqtarja e Vlorës Arbana Selmanaj vendosi arrest shtëpie.Aktualisht Agron Goxhaj ndodhet pas hekurave, pasi ka thyer sërish arrestin e shtëpisë, ndërsa Andi Hasani, është në arrest shtëpie, por shihet rëndom, duke e thyer këtë masë.Menjëherë pas transmetimit tonë policia bëri të mundur arrestimin e Andi Hasanit, për thyerje ta masës së arrestit.



