E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Emisioni i plotë

Stop -EMISIONI 5 (SEZONI 5) 6 shtator 2019-Librazhd/ “I mbin” bunkeri ne oborr, pritet nderhyrja e Ministrise se Mbrojtjes.

Eduard Hoxha, jeton në fshatin Spathar 2 km larg Librazhdit. Në mars të 2017-ës, si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, bunkeri, që ndodhej në kodër, shkëputet dhe bie në oborrin e shtëpisë së familjes Hoxha. Prej 2 vitesh asnjë institucion nuk ka ndërhyrë. Qytetari i është drejtuar Komunës Qendër dhe ajo e ka drejtuar drejt Bashkisë Librazhd, por asgjë nuk është bërë.Të dy institucionet thonë, se e vetmja, që mund të zgjidhë këtë problem, është Ministria e Mbrojtjes, pasi vetëm ky institucion ka mjete të tilla.

Raiden 8 muajsh nga Sauku është përqendruar e ndjek me vëmendje emisionin “Stop”. Sektori i dializës në Gjirokastës i ngjan një salle magazimi mbetjesh, njëlloj si spitali i Gjirokastrës në përgjithësi.Një qytetar është filmuar duke vjedhur i qetë në një supermarket në Golem.Për të kryer një vizitë në pediatrinë e Tiranës duhet presësh gjatë në rradhë.Shkolla 9 vjecare e Shkozetit “Hasan Koci” është e mbushur me plehra e lagështirë. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Në 25 qershor të 2019-ës emisioni Stop transmetoi rastin e familjes Korini, një familje në nevojë dhe pa shtëpi. Ata jetojnë në një fshat të Delvinës dhe kryefamiljarja, Elvira Korini , rrit e vetme dy fëmijë jetimë, Elsa dhe Elidoni. Ata kanë probleme me sytë dhe nuk marrin as ndihmë ekonomike.Pas fushatës sensibilizuese nga “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe”, ata janë zhvendosur nga Delvina në Fier dhe do të banojnë në një kompleks të ri pallatesh, që quhet “Apollon”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑