SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit dhe kalimin në llogarinë e shtetit shqiptar – Stop
Lajme, Të Gjitha

SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit dhe kalimin në llogarinë e shtetit shqiptar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se është kërkuar konfiskimi i pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi.

“Nga verifikimet e kryera u evidentuan fillimisht pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, për të cilat Gjykata vendosi sekuestrimin e tyre”, shkruhet në njoftim.

Sipas SPAK-ut, Ylli Ndroqi është hetuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara dhe është subjekt i masave parandaluese pasurore.

Aty shtohet se pasuria e tij nuk justifikohet. Pasuria e vënë në radar përkon me rreth 3 milionë euro dhe do të jenë 32 pasuri që konfiskohen nga SPAK-u.

Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme

Raporti midis të Ardhurave dhe Shpenzimeve të shtetasit Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, në çdo vit, si dhe gjendja e Bilancit përfundimtar të tyre është:
Gjithsej për gjithë periudhën së bashku janë:
Të Ardhurat Gjithsej : 1 048 667 240 leke.
Shpenzimet Gjithsej : 1 418 522 446 leke.
Shpenzimet e pambuluara me të ardhura janë : – 369 855 206 leke.
Ose rreth 3 milion euro”, bën me dije SPAK nëpërmjet raportit.

Kryesore në to janë aksionet dhe kuotat e Ndroqit në kompani mediatike si Ora News dhe Channel One.

Gjithashtu në lupën e SPAK-ut kanë rënë pasuritë e paluajtshme e llojit truall, apartamente dhe autovetura.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *