E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin
Aktualitet

Skandal me shtangisten Carja, federata i ndryshon bravën e palestrës! Trajnerja Kalemi denoncon: Kjo është hakmarrje

Në ditën kur Shqipëria regjistroi një rezultat të madh në Europianin e të rinjve që po mbahet në Poloni, me Ertjan Kofshën që fitoi një medalje ari dhe dy argjendi, një incident i shëmtuar është shënuar në Tiranë.

Enkileda Carja nuk është lejuar që të stërvitet si zakonisht në palestrën e Parkut Olimpik në kryeqytet. Kampionia dhe rekordmenia e Europës me moshat, ka ardhur si zakonisht për t’u përgatitur në kryeqytet së bashku me trajneren e saj, Eglantina Kalemi, aty ku stërviten sportistët elitarë të Kombëtares.

Por në momentin që kanë tentuar të hapin derën me çelës, kanë vënë re se ishte ndërruar brava e palestrës.

Zhgënjim i madh dhe lot për peshëngritësen 16-vjeçare, e cila së bashku me trajneren e saj kanë denoncuar këtë ngjarje.

“Përshëndetje miq! Kërkojmë ndihmë nga Ministria dhe nga mediat. Kampiones së Europës i është mbyllur dera e palestrës së Kombëtares dhe qëndron jashtë. Kërkojmë mbështetjen e çdo dashamirësi, duke u bërë një zë i shtuar në këtë të drejtë tonën që po na mohohet. Enkileda nderon flamurin Kombëtar dhe sot po diskriminohet për hakmarrje nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes”, shprehet trajnerja Kalemi në denoncimin e këtij skandali.

Është vërtetë për të ardhur keq, sesi shtangistja më e mirë e Shqipërisë në radhët e vajzave në vend që të mbështetet, pengohet dhe i mbyllen dyert. Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë Enkileda Carja dhe trajnerja e saj Eglantina Kalemi akuzuan federatën për lënien jashtë Kampionatit Europian të moshave që po mbahet në Poloni.

Madje trajnerja Kalemi bëri të ditur se me rezultatet e saj, Carja do të fitonte një medalje ari, një argjendi dhe një vend të pestë në Europianin për moshat U-20. Por tashmë, përveç Europianit, shtangistja elbasanase mbetet edhe jashtë palestrës dhe kjo lexohet qartë si një hakmarrje haptazi nga ana e federatës.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑