E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Si do të jetë parkingu i ri nëntokësor te Parku i Madh i Liqenit, Bashkia e Tiranës publikon projektin

Bashkia e Tiranës po zgjeron kapacitetet e parkimit në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, përmes ndërtimit të një parkimi të ri nëntokësor në hyrjen veriore të Parkut të Madh të Liqenit, pranë sheshit “Frederik Shopen”.

Projekti synon t’i japë zgjidhje nevojës së qytetarëve për më shumë vende parkimi, pa zënë hapësirat publike në sipërfaqe. Parkimi do të ketë dy nivele, ku kati -1 do të shërbejë për automjetet, ndërsa kati -2 do të jetë i dedikuar për autobusët.

Mbi parkim, hapësira do të rikthehet në funksion të qytetarëve, me gjelbërim, pemë dhe rrugëkalime për këmbësorët.

Parkimi do të pajiset gjithashtu me sisteme ventilimi, kamera monitorimi, kontroll aksesi dhe ndriçim modern.

Me këtë projekt, Bashkia e Tiranës synon të krijojë më shumë vende parkimi dhe një organizim më të mirë të zonës, duke ruajtur njëkohësisht hapësirën e gjelbër dhe publike të Parkut të Madh. Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e kryetarit Erion Veliaj, e ka përfshirë parkimin në programin e investimeve të qytetit, në kuadër të ndërhyrjeve për mobilitetin dhe organizimin e hapësirave publike.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑