E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin
Aktualitet

Shtohen beqarët në Shqipëri, 300 mijë të rritur të pamartuar

Tranzicioni i dekadave të fundit, ndryshoi veç të tjerash stilin e jetës dhe konceptin e familjes për shqiptarët. Ndër vite numri i personave të pamartuar ka ardhur duke u rritur. Sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri rezultojnë mbi 300 mijë beqarë, ndërsa dominojnë meshkujt. Për shqiptarët krijimi i familjes është konsideruar gjithnjë si një vendim i rëndësishëm qe dikur merrej në moshë të re, por realiteti ndryshoi si në çdo shoqëri tjetër të zhvilluar.

“Unë jam martuar 25 vjeç, është një moshë normale pjekurie për të marrë një vendim që do ndikojë gjatë gjithë jetës tënde”, është shprehur një qytetar. “I bien shkurt, bashkëjetesë dhe kaq, por kjo është fatkeqësi se nuk ka lindje. Unë bëra 45 vjet i martuar. Harmonia dhe tolerancë gjithmonë është sekreti”, tha një tjetër qytetar. Qytetarët me status beqar i përkasin grupmoshës produktive nga 25 deri në 59 vjeç. Por çfarë rrethanash kanë ndikuar?

Arjana Muçaj, sociologe u shpreh: “Është rritur ajo që ne i themi arsimimi i të rinjve, migrimi dhe emigrimi. Janë këta dy faktorë kyç”. Meshkujt gjithnjë dhe më shumë i janë drejtuar emigracionit, për të punuar. E kjo vonon martesën. Ndërsa e kundërta ndodh me vajzat që preferojnë të shkollohen. Por kjo ka sjelle disnivel arsimor, duke penguar meshkujt për të gjetur partneren e jetës.

“Gjetja e një partneri do të thotë të jetë i ngjashëm në cilësi dhe karakteristika dhe përsa i takon statusit social në shoqëri dhe patjetër që pretendimet janë gjithnjë më të larta.”. Tek vajzat numri më i lartë i beqareve i përket grupmoshës 25-30 vjeç. “Kjo tregon që vajzat po martohen në një moshë më të madhe nga dikur, mosha 22 25 martesa shikohej si diçka që ndodhte pas shkollimit të tyre. Shikojmë pavarësi ekonomike tek gratë. Sipas sociologes, tranzicioni demografik, zhvendosja e popullsisë pas viteve 90 në zonat e ulëta dhe ato urbane kanë ndikuar gjithashtu në shtimin kryesisht të meshkujve beqarë në fshatra.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑