E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA
Lajme

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.

Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.

Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% më të larta sesa mesatarja europiane, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Në Europë kryeson Rumania, me (96 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Bullgari (90) dhe pas saj vjen Shqipëria (nuk janë të dhënat për vendet e tjera të rajonit).

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2019, numri i personave të vrarë në aksidente të trafikut rrugor u ul me 2.5% krahasuar me 2018. Numri i përgjithshëm i njerëzve që vdiqën në aksidente rrugore në BE ishte 22 756, nga të cilët 44% ishin në makinë, 20% këmbësorë, 16% në motoçikleta, 9% në biçikleta dhe 11% në kategori të tjera (përfshirë automjete të lehta dhe të rënda, autobusë dhe trajnerë, motorë dhe mjete të tjera).

Ka pasur një trend në rënie gjatë 10 viteve të fundit në numrin e viktimave të trafikut rrugor në BE. Krahasuar me vitin 2009, numri i viktimave në rrugë ka rënë me më shumë se 10 000 persona (-31%), nga pothuajse 33 000 në më pak se 23 000 në 2019.

Krahasuar me popullsinë e secilit Shtet Anëtar, nivelet më të ulëta të viktimave rrugore në vitin 2019 u vunë re në Suedi (22 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Irlandë (29), Maltë (32), Hollandë dhe Danimarkë (të dy 34), përpara Gjermanisë dhe Spanjës (të dy 37).

Në skajin e kundërt të shkallës, nivelet më të larta u regjistruan në Rumani (96 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Bullgari (90), Poloni (77) dhe Kroaci (73).

Në vitin 2019, kishte gjithsej 51 viktima të trafikut rrugor për milion banorë në BE si një e tërë.

Në Shqipëri, sipas INSTAT, 87% e vdekjeve në aksidente janë shkaktuar si rrjedhojë e sjelljes së drejtuesve të mjetit dhe 13% nga këmbësorët.

Ndryshe nga tendenca europiane në rënie, në vend në 2019-n, vdekjet nga aksidentet rrugore u rritën me 6.7%, në raport me vitin e mëparshëm./Monitor

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑