Sherr mes vëllezërve për plazhin në Radhimë, njëri erdhi nga Anglia dhe qëlloi në drejtim të vëllait

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Radhimë të Vlorës mesditën e sotme në plazh, ku turistët u “terrorizuan” nga të shtënat me armë.

Abc mëson se është një konflikt mes dy vëllezërve.

Të dy janë pronarë të një plazhi “Bora Bora” në Radhimë. Njëri prej tyre ka ardhur nga Anglia dhe ka shtënë në drejtim të vëllait.

Benjamin dhe Edison Kondi, të dy pronarë të plazhit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për administrimin e tij.

Sipas policisë konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën.

Benjamini ka shtënë në drejtim të vëllait të tij Edisonit.

Të Fundit