‘Shefqet Ndroqi’ i kthehet normalitetit, nuk do shërbejë më si spital Covid – Stop
Lajme, Të Gjitha

‘Shefqet Ndroqi’ i kthehet normalitetit, nuk do shërbejë më si spital Covid

Spitali “Shefqet Ndroqi” nuk do të shërbejë më si spital Covid.

Lajmin  e ka bërë me dije sot ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet sërish funksionit si një Qendër Rajonale Spitalore, ku trajtohen pacientët me sëmundje të mushkërive, si edhe ata që kërkojnë trajtim për sëmundjet e brendshme, ato të zemrës dhe për ndërhyrje të kirurgjisë së përgjithshme.

Dje ministria e Shëndetësisë raportoi se në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Mësohet se 17 pacientët e shtruar tek ‘Shefqet Ndroqi’ do transferohen në spitalin Infektiv.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *