Serbët heqin flamurin shqiptar nga lapidari i dëshmorit në Luginën e Preshevës

Persona të panjohur kanë hequr flamurin shqiptar, për të vendosur një flamur serb në lapidarin e dëshmorit të UÇPMB-së Fatmir Ibishi në Luginën e Preshevës.

Përmes një videoje në Facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, i cili edhe e ka larguar flamurin serb nga aty dhe ka vendosur flamurin shqiptar.

“Prej këtu njoftoj faktorin ndërkombëtar, ku pas pak ditësh është marrëveshja e Konçulit, le të jenë ata në dijeni se çdo ditë po provokohen shqiptarët edhe në pjesët më të ndjeshme, pra tek dëshmorët. Bëj apel që të përcillet ky mesazh”, tha Musliu.

Ai bëri apel që të merret seriozisht gjendja e shqiptarëve dhe provokimet që po u bëhen atyre atje.

Të Fundit