Një qytetare nga Kukësi iu drejtua emisionit “Stop”, pasi prej rreth 7 muajsh priste zbardhjen e vendimit të divorcit nga ish-bashkëshorti. Vendimi për zgjidhjen e martesës ishte marrë në nëntor 2025 dhe kishte marrë formë të prerë, nga gjyqtarja Ajshe Xhafa, por qytetarja nuk po arrinte të merrte dokumentin e zbardhur.Situata, sipas denoncueses, kishte sjellë pasoja edhe për fëmijët e saj binjakë, pasi moszbardhja e vendimit, pengonte rregullimin e të dhënave të tyre familjare.Koordinatori Arben Sokoli tha, se afati për zbardhjen e një vendimi është 15 ditë deri në një muaj, ndërsa vonesën e justifikoi me problemet shëndetësore të gjyqtares.Pas ndërhyrjes së emisionit, qytetarja u thirr sërish në gjykatë, pasi u konstatuan edhe gabime në të dhënat personale në vendim. Korrigjimi i këtyre gabimeve zgjati vetëm një ditë.Vetëm 48 orë pas ndërhyrjes së “Stop”, denoncuesja konfirmoi, se kishte marrë zbardhjen e vendimit dhe se çështja ishte zgjidhur.



