E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
STOP-EMISIONI 55(Sezoni 12) 25 Nentor 2026- Pamjet e aksidentit mes dy motorreve, ekspertiza nuk merr videon, fajtor shpallet i godituri. GJKKO shpall vendimin/ Dënohet nëna e Kryemadhit, i pafajshëm Xhixho, ish-deputetes i hiqet sekuestro e vilës Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë janë më të shtrenjta se 660 euro/muaj, çmimet për 56 zona 34-vjeçarja u shtir për 10 vite sikur kishte kancer dhe përfitoi 200 mijë dollarë, bashkëshorti zbuloi mashtrimin dhe kërkoi divorcin “Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare
Lajme

Rindërtimi, Veliaj:S’do gjejmë rehat deri në mbarimin e shtëpisë së fundit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në kuadër të programit të rindërtimit ka vizituar këtë të hënë familjen Dumi në Vaqarr, e cila hyri në shtëpinë e re.

Veliaj qeveria do të kujdeset që të mbarojnë edhe shtëpitë e fundit të dëmtuara nga tërmetet

“Njerëzit po përgatiten për të shkuar me pushime, ndërkohë që për ne të Bashkisë korriku-gushti janë muajt më të vështirë sepse hapim të gjithë kanalet, shtrohet asfalti, rregullojmë shkollat që hapen në shtator, kopshtet, çerdhet dhe vazhdojmë me proçesin e rindërtimit. Siç ka lënë porosi kryeministri, deri tek shtëpia e fundit. Nuk do të gjejmë rehat deri sa të mbarojë edhe shtëpia e fundit edhe të sigurohemi që secili është futur në një banesë të re”, pohoi Veliaj.

Ai nënvizoi se teksa vijon puna për ndërtimin e disa shkollave të reja në periferi të Tiranës, edhe në qendër po ndërtohen 10 shkolla të reja.

“Do vijojë puna për shkollat në periferi si: shkolla në Pezë, Pezë të vogël, Pezë-Helmes, në Vaqarr. Ndërkohë që do të vazhdojmë me shkollat në qendrat më të urbanizuara dhe më të populluara të Tiranës. Do të hapen 10 shkolla të reja edhe në qendër të Tiranë. Duke filluar nga shkollat e reja në Don Bosko, “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri”. Shkollat e reja që ne kemi në Kodër-Kamzë, “Nënë Tereza” dhe “Kenedy”, shkolla e re “Andrea Stefani”, kemi edhe shkollën e re “Qazim Turdiu”, “Hasan Vogli” është gjithashtu një shkollë e re. Gjithashtu kemi disa shkolla të tjera në të cilat po punohet për përmirësimin e kushteve”, bëri me dije Veliaj.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme të mëdha në banesa, ndërkohë që prej atëherë nuk ka përfunduar ende procesi i rindërtimit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑