E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Regjistri për krimet seksuale, të dhënat e çdo pedofili do jenë të aksesueshme

Tashmë të gjithë kriminelët, të akuzuar për krime seksuale, ngacmime ndaj të miturve, do të figurojnë në regjistrin kombëtar të krimeve seksuale. Projektligji u miratua në Kuvend me 125 vota pro.

Ndërtimi i kësaj platforme, ka për qëllim mbrotjen e viktimave, duke mbajtur në monitorim pedofilët, e për të parandaluar një krim tjetër.

“Publiku tashmë do të ketë akses në këtë regjistër të krimeve seksuale. Për ata që kanë kryr krime seksuale duhet të jemi të gjithë për të qënë të kujdeshëm për të ruajtur fëmijët tanë. Të githë ata që janë predator seksuale ka ardhur momenti që të dridhen, ta pyesin veten mirë nëse do donin që emri i tyre të ekzistonte në këtë regjistër, për gjithë jetën”, tha Iris Luarasi, nga qendra “Linja e Këshillimit për gra dhe vajza.”

Në këtë regjistër të krimeve seksuale do të regjistrohen edhe ata autorë, që e kanë kryer dënimin. Jo vetëm shtetas shqiptarë por dhe të huaj që janë në territorin e republikës.

“Është menduar që të funksionojë përmes e-albania. Secili nga ne ka një mundësi për të aksesuar protalin dhe regjistri do të jete pjesë e protalit kjo na siguron edhe pjesën e për policinë, pasi cdo sulm ndaj një njeriu pa asnjë arsyje. Pasi do të ruhet të dhënat kush është personi që ka hyrë dhe ka kërkuar”, sipas Luarasit.

Vetëm gjatë vitit 2021 më shumë se 2,300 fëmijë në rrezik janë mbështetur nga programet e mbrojtjes sociale, ndërkohë që më shumë se 70 fëmijë janë marrë në mbrojtje.

Nga 1 janar 2019 – 1 qershor 2020, 66 fëmije kanë rënë viktime e ngacmimit dhe e dhunës seksuale nga persona të afërt dhe nga familjare. Tre prej tyre, vajza, kanë kryer vetvrasje.

Projektligji për “Regjistrin Kombëtar të Dënuarve për Krime Seksuale” u mor si nismë nga 28 organizata të shoqërisë civile. Ata mbodhën mbi 20 mijë firma nga qytetarë që mbështesinin këtë nismë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑