E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Rama ultimatum kryebashkiakëve: Bëni zap drejtorët që po lënë nam me qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pogradec kryetarët e bashkive për të bërë bilancet e qeverisjes vendore.

Ai ka kritikuar drejtuesit vendor dhe u ka thënë që duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve

“Edhe në këtë proces kemi bërë përmirësime, por duhet të bëjmë përmirësime më uniforme. Këtu nuk flasim të jenë të gjithë të shkëlqyer, por të gjithë duhet të jenë të mirë. Të garantojnë mesataren e artë të dijnitetit të PS. Raporti me qytetarët është baza, ca kuptimi ka t’u shkosh qytetarëve kur fillon fushata, kur je krytar bashkie aty dhe nuk garanton që çdo ditë t’u hapin derën dhe t’u ulen në gjunjë njerëzve. A-ja është respekti dhe mirësjellja ndaj qytetarëve. Ti si kryetar duhet të jesh i alarmuar nëse një drejtor lë kokrrën e namit. Duhet të çohesh e të thuash o unë, o ky këtu.

Ti duhet të jesh mbrojtësi numër një i qytetarëve. Kjo është të jesh kryetar bashkie, t’i dalësh përballë e t’i thuash “ti nuk vazhdon dot më këtu”. Kryetari i bashksië i di të gjitha dhe sa më të vogla të jenë realitetet e bashkive, aq më shumë i di kryetari të gjitha. Nuk i di Tirana e Durrësi se është gjithë ajo bashki, por jo të tjerat”, tha Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑