Rama thirrje studentëve ekselentë: Përfshihuni në punët e mëdha të mandatit të tretë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një adresë e-mail, e cila do të jetë në dispozicion të gjithë ekselentëve që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri dhe kanë dëshirë të kontaktojnë me kryeministrin apo anëtarët e tjerë të kabinetit.

Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se platforma e komunikimit “gatipërshqipërinë@kryeministria.al” do ju japë mundesinë për të kontribuar me opinione, ide, projekte si dhe të përfshiheni drejtëpërdejtë në punët e mëdha të mandatit të tretë.

gatipërshqipërinë@kryeministria.al. Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë”, shkruan Rama

Të Fundit