Rama shpall katër bashkitë model në Shqipëri: Veliaj të mësojë nga kryetari i Shijakut

Kryeministri Rama ka shpallur katër bashkitë shembuj sipas tij në lidhje me funksionimin dhe menaxhimin e territorit. Katër bashkitë e përmendura nga Rama janë Lezha, Pogradeci, Mati dhe Shijaku, ndërkohë që mori si shembuj që duhet të mësojnë nga kjo e fundit, bashkitë e Durrësit dhe Tiranës.

Rama tha fjalët më të mira për Lezhën, ndërsa nuk kurseu kritikat për bashkinë e Vlorës.

“Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër në marrëdhëniet me botën dhe Europën, por duhet të ngrihet në nivel tjetër edhe në raport me vetveten. Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, janë një e përpjetë shumë e thepisur, me sfida të jashtëzakonshme, me kërkesa shumë strike dhe të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për secilin dhe secilën që ka një funksion publik si i zgjedhur apo i besuar në piramidën e administrratës, por edhe për vetë shoqërinë dhe komunitetet, pra qeverisjen vendore. Flasim për bashkitë dhe njësitë administrative, pra për PS se jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin.

Në lidhje me Pogradecin Rama tha se është një bashki që ka filluar të marrë frymë nisur edhe nga mirëmenaxhimi në mbledhjen e plehrave.

“Pogradeci tani po hyn në një fazë që po merr mbështetje që po vitalizohen disa projekte të mbështrtura nga donatorët. Me mjetet e kufizuara që ka bashkia dhe falë këmbënguljes së kryetarit të bashkisë, qyteti merr frymë lehtësisht sot. Shkoni shikoni Matin. Një tjetër shembull i mirëPo i marr këto shembuj për të thënë që roli i çdo individi është vendimtar”, tha Rama duke vijuar me të tjerat.

“Shkoni shikoni bashkinë e Matit për të kuptuar se çfarë mund të bëjë individi kur nuk e harron në asnjë ditë pse është aty se pse është aty dhe kush e ka çuar aty dhe kur për;iqet të lerë gjurmë me punën që bën.Ne patëm një process shumë të vështirë dhe kompleks që ka vënë në vështirësi shumë shtete më të avancuara, siç ishte rindërtimi nga tërmeti. Bashkia më shembullore e të gjitha bashkive është Shijaku sa i përket rindërtimit. Përfshi edhe Tiranën. Ka patur një përgjigje e institucionit në çdo hap, sikur të ishte bnjë instuitucon perëndimor. Si ndodhi kjo? Mos vallë erdhën nga Gjermania dhe Franca që Bashkia e Shijakut nuk ka shkelur asnjë afat në bërjen e dokumenteve, ne inventariziin e dëmeve, në dhënien e bonuseve, etj? Shumica e atyre që punjnë aty janë ata që punonin më herët. Çfarë ndryshoi? Ndryshoi lidershipi. Dy bashkitë e mëdha Tirana dhe Durrësi nga pikëpamja e funksionimit në këtë procves, pavaësisht se kanë shumë problematika, kanë çfarë të mësojnë nga Bashkia e Shijakut“, tha Rama.

Të Fundit