E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Rama për opozitën: Mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë. Mençuria më e madhe e këtyre është të qepin gojën

Kryeministri Edi Rama teksa foli me shifra për buxhetin e vitit 2025, nuk la pa ironizuar edhe opozitën, të cilën e quajti mbeturinë të një kohe që nuk kthehet kurrë.

“E dëgjoj shpesh që ne nuk jemi të majtë se nuk mbrojmë shtresën e mesme. Po ja çfarë thonë shifrat e buxhetit.

Nga 122 mld lekë për mbrojtjen sociale kur ne nisëm rrugën tonë, këtë vit 238 mld lekë, dhe në buxheti 2025 kemi 248 mld. Edhe këtu në mbrojtjen e përgjithshme sociale jemi mbi dyfishin për mbrojtjen sociale, që po t’u shtosh bonusin e pranverës do jenë edhe më shumë

Vetëm nga industria e turizmit, shqiptarët përfitojnë të ardhura deri dje të pamundura, ndërsa shteti mbledh më shumë të ardhura se deri dje.

Edhe një shifër të fundit nga ana ime, nëse ka një pikë të dytë pas asaj të pensioneve, ku mençuria më e madhe e këtyre është ta qepin gojën, është bujqësia.

Pa llogaritur fare fondet evropiane, thithja e të cilave ishte thuajse zero dhe me të cilat janë financuar mbi 500 projekte kuptimplote, ato agro turizmat janë realitet, unë them ca thotë buxheti 2025, 146 mln euro për bujqësinë, krahasuar me 38 mln euro kur ishin këta. 5 fishi! Tani në mbyllje për ata që na dëgjojnë jo për këta.

Mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë, më keq do dilni herën tjetër. Pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë”, tha Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑