Rama- Mitsotakis takohen në Bruksel! Mediat greke: Ranë dakord të përshpejtonin negociatat për përcaktimin e kufijve detarë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Rama- Mitsotakis takohen në Bruksel! Mediat greke: Ranë dakord të përshpejtonin negociatat për përcaktimin e kufijve detarë

Gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Bruksel Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis. Mediat greke raportojnë se gjatë këtij takimi Mitzotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Rama ka falënderuar Kryeministrin për dhurimin e 20,000 vaksinave në Shqipëri.

Mitsotakis përsëriti interesin për Pakicën Kombëtare Greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë.

Kryeministri grek përgëzoi Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mediat greke theksojnë se Mitsotakis dhe Rama ranë dakord të përshpejtonin negociatat për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim përcaktimin e kufijve të Zonave Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *