E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Bota

“Pushime për të gjithë”, qeveria paguan grekët që të shkojnë të bëjnë qejf: Si aplikohet

Duke filluar nga sot, 200 mijë grekë do të kenë shansin për të përfituar një biletë me vlerë 150 euro për të pushuar në disa zona të caktuara brenda territorit të vendit. Qeveria ka hapur një adresë të posaçme ku çdokush me të ardhura të kufizuara mund të aplikojë dhe të bëhet përfitues i kësaj bilete.

Nën moton “pushime për të gjithë”, qeveria greke ka ndërmarrë këtë nismë me qëllim mundësimin e pushimeve edhe për ata që nuk kanë mundësi, por më tepër, për të nxitur vizitorët të shkojnë në disa zona apo ishuj jo shumë të preferuara nga turistët. Kjo sipas autoriteteve vendase do të rrisë qarkullimin e parasë në këto zona duke nxitur kështu rritjen ekonomike aty.

Pjesë e skemës do bëhen vetëm ata që kanë të ardhura të ulta dhe janë në moshë madhore, ndërkohë që përfitimi shkon deri në 200 euro për personat me aftësi të kufizuara. Mund të aplikojë kushdo që është rezident me dokumente të rregullta në Greqi dhe paguan taksa aty.

 

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑