Pse po garojnë 45.000 njerëz për të vrarë një specie të kërcënuar? – Stop
Bota, Të Gjitha

Pse po garojnë 45.000 njerëz për të vrarë një specie të kërcënuar?

Mijëra amerikanë kanë aplikuar në një program me shpresën se do të fitojnë mundësinë për të gjuajtur bizonë në Grand Canyon të Arizonës.

Ata do të ndihmojnë në gjuetinë e kafshëve pasi raportohet se popullata e tyre është bërë shumë e madhe, madje zyrtarët pretendojnë se bizonët kanë dëmtuar burimet arkeologjike.

“Vullnetarëve të aftë” iu është kërkuar të qëllojnë dhe të vrasin bizonët për të parandaluar dëmtimin e mjedisit. Gjuetia është e ndaluar brenda parqeve kombëtare, por agjencia ka autoritetin të vrasë kafshë që dëmtojnë burimet, duke përdorur stafin e parkut ose vullnetarët e rrjedhimisht kjo situatë nuk klasifikohet si gjueti.

“Thjesht po kryqëzoj gishtat që të jem unë një nga të përzgjedhurit,” – tha Rich Dawley Jr, një fermer 29-vjeçar nga Gettysburg, Pennsylvania që aplikoi.

“Unë jam një peshkatar i zjarrtë, gjuetar. Të shkosh në Grand Canyon për të gjuajtur bizonë do të ishte absolutisht e jashtëzakonshme,” – u shpreh një tjetër aplikues.

Departamenti do të zgjedhë 25 emra të cilët do të zbulohen më 17 maj.

Deri në vitin 2025, Shërbimi i Parkut Kombëtar do të zvogëlojë madhësinë e tufës së bizonëve në Kaibab Plateau të Arizonës.

Matt Mallery, një arkeolog në Flagstaff i cili aplikoi, u shpreh se eleminimi i bizonëve ndihmon në mbajtjen nën kontroll të ekosistemit.

“Duhet të ndodhë për qëllime menaxhimi dhe nëse do të jetë dikush, mund të jem edhe unë,” – shtoi Mallery.

Ndërkohë që disa ambientalistë paralajmërojnë që lëkura e bizonëve mund të krijojë një precedent të rrezikshëm në të ardhmen.

A po e ndihmojnë apo po e dëmtojnë mjedisin bizonët?

Bizonët janë konsideruar prej kohësh si menaxherë të aftë të ekosistemeve të natyrës.

Këto specie janë në gjendje të ndryshojnë mjedisin ku jetojnë përmes sjelljeve të tyre natyrore. Ata rrëzojnë pemët për të lejuar hapësirë ​​dhe dritë në pyje të dendur.

Bizonët përshkruhen si “simbole të fuqisë dhe vendosmërisë” nga World Wildlife Fund (WWF), pasi mbijetuan në Epokën e Akullnajave.

Disa fise amerikane vendase po punojnë me WWF për të rritur edhe një herë numrat e bizonëve nëpër kullota të gjera nën menaxhimin e tyre, ndërkohë që në listën e kuqe të International Union for Conservation of Nature (IUCN), ata janë ende në rrezik të madh dhe janë të listuar si “gati të kërcënuar”.

Pra, eleminimi i bizonëve të mbetur është një vendim i diskutueshëm.

Organizata autoktone “The Sioux Chef” ka nisur një peticion për të ndaluar zhvillimin e ngjarjes në Grand Canyon. Organizata për të drejtat e kafshëve “PETA” është gjithashtu kundër shkatërrimit të bizonëve, duke e quajtur ngjarjen një “masakër të sponsorizuar të kafshëve ikonike” dhe duke e krahasuar atë me gjueti trofesh.

“Natyra është shumë më e zgjuar se njerëzit dhe ka mënyrat e veta të menaxhimit të popullatave pa ndërhyrjen njerëzore. Ne kurrë nuk do të arrijmë harmoni ekologjike përmes tytës së armës,” – thuhej në një deklaratë të PETA-s.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *