E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Lajme

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela raporton: Ja cili qytet rezultoi me kriminalitetin më të lartë për 2020, u rrit me 15%

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar në Komisionin e Ligjeve ecurinë për vitin 2020. Sipas Çelës, Gjirokastra rezulton qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020.

Nga raporti del se Gjirokastra pati një rritje me 15%.

Nga ana tjetër në vitin që lamë pas u kryen 44 mijë procedime teksa 63,5% e çështjeve u pushuan. Për trafiqet e paligjshme pati një rënie të procedimeve në 2020, krahasuar me 2019, kurse në veçanti për narkotikët pati rritje me 17.8%.

”Gjatë vitit 2020 janë ndjekur rreth 44 mijë procedime. Në 2020 Gjirokastra me kriminalitetin me të lartë. Gjatë 2020 u rrit kriminaliteti me 15% në Gjirokastër. Në 2020 janë pushuar 63.4% e çështjeve.

Kjo rënie mbetet të jetë pjesë e një analize në 2021. Janë dërguar 740 kërkesa për miratim marrëveshje fajësie. Pothuaj në nivelet e një viti më parë. Gjykata ka refuzuar në 45 raste, pothuajse e njëjtë një vit më parë.

14.5 rritje për numrin e vvështjeve dhe të të pandehurve.

4 mijë e 647 çështje për pushim, rritje me 53%, 48.46% e çështjeve të pushuara.

Gjatë 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9 mijë e 4 çështje, ulje në krahasim me 2019.

Në 2020 rezulton se janë dënuar 8 mijë e 22, kurse për 152 të pafajshëm, ka ulje në krahasim me 2019.

Efektiviteti i ndjekjes penale.

Trafiqet e paligjshme, shumë i ulët. 31.25% në gjyq, të tjerat janë pushuar.

Ka një ulje 12.54 të procedimeve për veprat penale të këtij grupi.

Narkotikët

Rritje prej 17.8% të procedimeve në krahasim me 2019. Ndjekja penale ka rezultuar efektive sepse janë rritur.

Efektiviteti i  ndjekjes penale të dhunës në familje ka qenë i lartë.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale është 92.23% njëjtë me 2019. Ecuria në 5 vite tregon se ësthë ulur në numrin e procedimeve të regjistruara në krahasim nga 2016 në 2020.

Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor

Treguesi është i ulët, 42.1% në gjyq, të tjerat janë pushuar. Tendencë në ulje me 14.2% në krahasim me 2019.

Lufta kundër pastrimit të parave, ka qenë prioritet në 2020. Synimi ynë ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Në korrik nënshkruam memorandum për masat administrative për rritjen e efikasitetit.

Këto akte evidentojnë progresin e luftës ndaj krimit, gjurmimin, krijuan seksione të veçanta në Prokurori, Drejtoritë e Policisë.”- tha Çela.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑