Projekti “Berat-Ballaban”, Rama ndan pamjet: Punimet në fazë përmbyllëse, po punohet me ritme të larta

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet në projektin “Berat-Ballaban”. Rama shkruan se punimet po vijojnë me ritme të larta në të tre Lotet teksa theksoi se projekti ka hyrë në fazën përmbyllëse.

“Punimet për realizimin e projektit “Berat–Ballaban” po vijojnë me ritme të larta në të tre Lotet, duke hyrë në fazën përmbyllëse

Pjesa kryesore e punimeve për ndërtimin e trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementeve të tjera infrastrukturore është përfunduar

Aktualisht po punohet për realizimin e shtresave asfaltike;

– vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale;

– instalimin e barrierave metalike mbrojtëse (guardrail).

Punimet po vijojnë me intensitet, drejt përfundimit të plotë të projektit dhe krijimit të një infrastrukture rrugore më të sigurt dhe funksionale për të gjithë përdoruesit e rrugës dhe banorëve të zonave përreth”, shkruan Rama.

Të Fundit