E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA

Prindërit e çuan me urgjencë në spital, foshnja 10-muajshe ishte helmuar nga kanabisi

OSPEDALE SAN CARLO PRONTO SOCCORSO BARELLIERI

Një foshnjë 10-muajshe u shtrua në spitalin e Riminit pasi prindërit e tij u paraqitën në urgjencë të alarmuar.

Për habinë e mjekëve, pas ekzaminimeve, rezultoi se foshnja ishte helmuar me kanabis.

Gjithçka ndodhi natën mes të dielës 19 dhe të hënës 20 qershor.

Nëna, nga Rimini dhe babai me origjinë nga Evropa Lindore ishin paraqitur në urgjencën e kryeqytetit së bashku me fëmijën.

“Është i sëmurë, nuk e dimë pse”, u thanë mjekëve.

Foshnja fillimisht ishte e shtruar në terapi intensive në repartin e pediatrisë në gjendje të rëndë . Mëngjesin e së martës, 21 qershor, fëmija arriti ta kalonte rrezikun për jetën.

Por me sa duket telashet do të fillojnë për prindërit.

Hetimet për shkaqet

Për momentin po këqyret nga hetuesit pozita e nënës dhe babait të fëmijës. Agjentët e Policisë së Shtetit të koordinuar nga prokurorja Paola Bonetti e Prokurorisë Publike të Riminit po përpiqen të rindërtojnë se çfarë ka ndodhur dhe si i vogli “mori” kanabisin.

Prindërit nga ana e tyre thanë se e kaluan tërë pasditen në një park të qytetit, duke u relaksuar.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑