E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Presidentja Komisionit Evropian: Shqipëria do të ketë investime më të mëdha nga BE

Presidentja e Komisionit Evropian e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Von der Leyen tha se gjatë kohës së rrugëtimit të vendeve drejt BE-së do të ketë shumë investime nga BE. Von der Leyen u shpreh se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane.

‘Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociata për aderimin në BE dhe jam e lumtur që jam me ju ky është suksesi juaj, i juaj si qeveria i qytetarëve tuaj i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Keni treguar këmbëngulje, keni pasur përmirësim në rrugëtimin drejt BE-së. Keni bërë shumë reforma, keni modernizuar ekonominë, keni media të lira. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Së pari mbi negociatat, pas konferencës ndërqeveritare. KE dhe ekipet negociuese fillojnë punën sot. Të dinë detyrimet mbi traktatet dhe marrëveshjet europiane. Pika e dytë është që ne do të vazhdojmë të jemi më afër në fushta kyçe. Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane dhe kjo do të rrisë përballjen që Shqipëria do të ketë mbi zjarret, tërmetet, në mënyrë të tillë që BE do të jetë aty dhe ta mbështesë sa herë që të ketë shkaqe të tilla. Pika e tretë, është se përfitimet do të vijojnë teksa vijoni rrugën drejt BE-së. Do të ketë investime më të mëdha nga BE. Në fund kryeministër Rama dhe Kovaçevski, ju keni treguar kaq shumë lidership vizion, keni treguar durim strategjik, jo thjeshtë kaq, por në këto kohë të sulmit brutal rus, keni treguar bashkimin tuaj me vlerat Europiane.’- tha Ursula Von der Leyen.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑