Policia kujton se kishte kapur kriminelin, por ishte mesfushori i Milanit (VIDEO)

Një video po qarkullon në rrjetet sociale dhe në të shfaqet mesfushori i Milanit, Tiemoue Bakayoko, i cili është ndaluar nga policia.

Mesfushori duket se është ndaluar në qendër të qytetit të Milanos. Ndërkohë në video dallohet që një police drejton armën drejt makinës së Bakayoko. Policia e ka marrë këtë të fundit dhe ushtron kontroll ndaj tij.

Por pasi e njohin, agjentët i kërkojnë falje dhe e lënë të lirë. Sipas asaj që kanë mësuar mediat italiane, policët po hetonin për një të dyshuar pas disa të shtënave me armë zjarri që kishin ndodhur disa orë më parë në atë zonë.

Ndërkohë MilanNews raportoi se videoja ishte xhiruar më 3 Korrik dhe se Bakayoko ishte thjesht viktimë e një ngatërrimi identiteti./tvklan.al

Të Fundit