E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Plagosi me thikë ish të dashurën, gjykata cakton masën e sigurisë për 41-vjeçarin: E dashuroj ende

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg për 41-vjeçarin Ilir Çami, i cili plagosi me thikë ish të dashurën e tij.

Sipas mbrojtjes gjatë seancës gjyqësore Çami ka shprehur pendesë për plagosjen, por ka ngritur pretendimin se Manderina Çela ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra.

Gjatë seancës ai ka shpjeguar se arsyeja e konfliktit ka qenë pikërisht fakti se Mandarina nuk i kthente lekët që i ka marrë.

Pavarësisht të gjithave ai ka thënë se është ende i dashuruar me Çelën.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së Mërkurës teksa shtetasja 46-vjeçarja Manderina Çela ka qenë duke lëvizur në lagjen nr 4 në afërsi të spitalit rajonal të Korçës.

Autori dhe 46-vjeçarja shkëmbyen shkurtimisht një bisedë teksa kjo i fundit i ka thënë mos më përndiq. Kaq ka mjaftuar që konflikti i tyre të agravonte deri në përdorimin e thikës që autori e posedonte.

Ilir Çami plagosi ish të dashurën në zonën midis mjekrës dhe qafës, por fatmirësisht plaga nuk ishte e thellë dhe aktualisht 46-vjeçarja ka lënë ambientet e spitalit dhe është kthyer në banesën e saj.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑