Pilula që ulin dëshirën për të sulmuar seksualisht, Luarasi: Së shpejti nisma

Pedagogia, Iris Luarasi, gjatë ditës së sotme njoftoi nismën e radhës që do të paraqesin në Kuvend për mbrojtjen nga krimet seksuale.

Ajo tha se shumë shpejt do ketë kastrim seksual, që konstaton në pilula që ulin dëshirën për të sulmuar seksualisht.

“Dua të falenderoj ju të gjithë për bashkëpunimin. Dua të falenderoj qytetarët që e kanë mbështetur. Me firmat e 22 mijë qytetarëve mund të bëhen ndryshime. Shumë shpejt duam të sjellim kastrimin seksual. Kastrimi seksual është pilula që ul dëshirën për sulmuar seksualisht.

Nuk është e pakthyeshme. Ka një efekt 2 deri në 4 vjet. Duhet të jemi koshientë që në një vend të varfër pjesa e monitorimit është shumë e vështirë. Të gjithë ata që janë prindërit e dinë shumë mirë që kjo do ishte më e pakta që mund të kërkonin”, tha Luarasi.

Këtë gjë e bëri të ditur pas miratimit të projektligjit për krijimin e regjistrit të personave të dënuar për krime seksuale.

Të Fundit