‘Pfizer’ për adoleshentët, SHBA japin miratim për përdorimin e vaksinës tek 12-15 vjeçarët

Shtetet e Bashkuara autorizuan vaksinën ‘Pfizer/BioNTech’ për adoleshentët e moshës 12-15 vjeç. Ky hap i ndërmarrë nga enti rregullator amerikan zgjeron programin e imunizimit në vend.

Vaksina ka qenë në qarkullim në shtete amerikane fillimisht për personat mbi 16 vjeç. Vendimi se vaksina është e sigurt dhe efektive për adoleshentët ishte pritur nga shumë prindër dhe pediatër.

Me këtë nismë shkollat mund të funksionojnë më lehtë me masat parandaluese, të tilla si maskat apo distancimet. Vaksinat konsiderohen thelbësore për kthimin në normalitet jo vetëm ne SHBA, por ne te gjithë boten.

Të Fundit