Peshkaqenët përfshihen në krizën e obezitetit

Obeziteti është një nga sfidat e shëndetit njerëzor, por duket se nuk jemi të vetmet specie që po përballen me të. Ekspertët e peshkaqenëve kanë deklaruar se bishat e oqeanit po bëhen më të mëdha dhe të shëndosha.

 

Dhe jo vetëm kaq, por tashmë kanë nisur gjuetinë në grupe, duke lënë pas konkurrencën midis tyre. Vitet e fushatave në mbrojtje të peshkaqenëve të rrezikuar dhe burimeve të tyre ushqimore, kanë ndihmuar peshkaqenët të bëhen më të mëdhenj sepse ushqehen më lehtë.

Lloji që është ndikuar më shumë nga shtimi i madhësisë është peshkaqeni tigër. Zakonisht, ata kanë pasur një gjatësi deri në 3.6 metra. Në Polinezinë franceze, një biolog detar gjeti një peshkaqen 4.8 metra, pasi në këtë zonë është shtuar mbrojtja ndaj kësaj specieje.

E habitshme ishte edhe gjerësia e peshkaqenit, që arrinte në 3 metra, së bashku me pendët. Peshkaqenët tigër kanë vrarë  34 njerëz që pas kësaj risie në të dhënat e përmasave të reja, por kushërinjtë e tyre, peshkaqenët e mëdhenj të bardhë, të cilët janë edhe më agresivët, kanë arritur në 6 metra gjatësi.

Për shkak të peshkimit të paligjshëm dhe ngrohjes globale, ata renditen në speciet e rrezikuara ndonëse janë regjistruar 333 sulme të tyre ndaj njerëzve, 52 prej të cilave kanë rezultuar fatale./tvklan.al

Të Fundit