E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Përfundon fjalori i madh i Gjuhës Shqipe, ka 120 mijë fjalë dhe përfshin dialektet

Puna 4-vjeçare për fjalorin e Gjuhës Shqipe ka përfunduar. Qytetarët do të kenë mundësinë që nga fillimi i vitit 2025 të kenë të botuar në print, fjalorin e madh.

“Shkon përtej standardit, fusim fjalë dialektore që do fitojnë të drejtën e qytetarisë”, thotë zv/kryeredaktori i fjalit të Gjuhës Shqipe, Shezai Rrokaj.

Akademikët dhe gjuhëtarët kanë vendosur që fillimisht ta publikojnë atë online në fund të Nëntorit.

Fjalori online së pari do të jetë në përdorim për arsimtarët, dhe një grup institucionesh të caktuara që kanë tagerin për të adresuar ato që i gjejnë për t’u korrigjuar në këtë projekt.

“Kemi zgjedhur ta bëjmë kështu si një filtër final, para publikimit në fillim të vitit”, vijon Rrokaj.

Janë studentët dhe mësuesit ata që e vlerësojnë më së shumti publikimin online të fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, si një formë më praktike e përdorimit të tij.

Fjalori do të ketë rreth 120 mijë fjalë dhe do të bëhet i katërti fjalor i madh i Gjuhës Shqipe.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑