E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Përdori foton e të miturit të sëmurë për të mashtruar qytetarët në Instagram, ndalohet 55-vjeçari

Policia e Tiranës ka ndaluar një 55-vjeçar i cili ka përfituar shuma parash me pretendimin për të ndihmuar një të mitur të sëmurë për kurimin e tij. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë, dy persona të tjerë.

Policia thotë se 55-vjeçari Artur Karati ka kryer mashtrim kompjuterik nga një profil fals në rrjetin social Instagram. Ai ka përdorur fotografi të marra në internet të një të mituri të sëmurë.

Për këtë arsye ka përfituar shuma parash nga qytetarë të ndryshëm me pretendimin se do të përdoreshin për kurimin e të miturit.

“Nga veprimet paraprake janë dokumentuar me prova ligjore 117 transaksione bankare që janë kryer nga shtetas shqiptarë, të cilët janë mashtruar nga profili fals në Instagram”, njoftoi policia.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑