Papa Françesku mohon zërat për dorëheqjen dhe kancerin

Papa Françesku ka mohuar zërat dhe thashethemet se ai është i sëmurë nga kanceri dhe se nuk është e vërtetë se ai po planifikon të japë dorëheqjen. Në një intervistë ekskluzive për Reuters Papa tha se ai ka pësuar një frakturë në këmbë, por që është duke u përmirësuar.

“Jam ende gjallë”, i është përgjigjur gazetarit që e pyeti për gjendjen e tij shëndetësore.

Kanceri? Mjekët nuk më thanë asgjë, kam pësuar një frakturë të vogël në gju kur ka bërë një hap të gabuar me një ligament të përflakur. Jam duke u përmirësuar .Teknikisht kalcifikimi ka ndodhur tashmë. Tani kam të fillojë përsëri të lëviz sepse ekziston rreziku i humbjes së muskujve.

Po ashtu Papa tha për Reuters se pasi të kthehet nga Kanadaja do të shkojë në Ukrainë. Ndër të tjera Papa tha se do të dëshironte të shkonte edhe në Moskë.

Të Fundit