Panik në det, gomonia pëson avari pranë Porto Palermos, shpëtohen mrekullisht 5 persona

Policia Kufitare në Dhërmi ka shpëtuar pesë persona, të cilët rrezikuan të mbyteshin në det pasi gomonia me të cilën po lundronin pësoi avari.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti lundrues, i cili po lëvizte në drejtim të Porto Palermos, pësoi defekt në det. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Ndërsa në bord ndodheshin drejtuesi i gomones dhe katër persona të tjerë. Efektivët ndërhynë për t’u dhënë ndihmën e nevojshme dhe i shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare deri në breg, në Porto Palermo.

Fatmirësisht, të pesë personat u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk pati të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Dhërmi/Rrezikuan të mbyteshin në det pasi mjeti i tyre lundrues pësoi avari, Policia Kufitare shpëton 5 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një mjet lundrues gomone që po lëvizte në drejtim të Porto Palermos, kishte pësuar avari, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë drejt vendit të sinjalizuar.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë ndërhynë për t’i dhënë ndihmë drejtuesit të gomones dhe 4 shtetasve që ndodheshin në bord, të cilët i shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, deri në breg, në Porto Palermo.

5 shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare, për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.

Policia Kufitare apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe të shmangin daljen në det kur ato paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Të Fundit