Paloka: Nuk jemi në ‘luftë’ me SHBA, as me MB, po me lolot e Sorosit në Tiranë

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me vendimin e Britanisë së Madhe e cila shpalli non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’ Paloka thekson se PD-ja nuk është në luftë me SHBA-të apo MB-në por me lolot e Sorosit në Shqipëri. Sipas tij, Soros e ka këtë fuqi që të lobojë dhe të ndikojë dhe në qeveri të vendeve të fuqishme.

Nuk jemi ne “lufte” me SHBA, as me MB, po me lolot e Sorosit në Tiranë! Me të drejtë disa miq me pyesin: “Mos po i japim Ramës fuqi që nuk i ka duke krijuar idenë që ai kontrollon DASH dhe qeverinë e BM?” E vërteta është se askush nuk ka thënë se Rama kontrollon e ka fuqi mbi qeveritë e këtyre vendeve. Në fakt Rama është thjeshtë një lolo e pikërisht për këtë ju duhet në pushtet atyre që kane interesat e tyre në Shqipëri dhe rajon. E kam thënë dhe herë tjetër; Rama, Veliaj dhe gjithë raca e tyre, janë përzgjedhur, janë financuar dhe promovuar për të qenë në pushtet, pikërisht pse janë këta që janë, qenie që personifikojnë më të keqen e më të neveritshmen e njeriut.

Më tej ai shprehet se ata janë në pushtet dhe mbahen në pushtet pikërisht se janë të shantazhueshëm dhe lehtësisht të përdorshëm nga Soros.

Është ky i fundit që fuqinë e miliardave që zotëron e përdor për spekulime e për të korruptuar politikanë të të gjitha niveleve që pastaj nga ana tjetër i shërbejnë për të shtuar milionat e miliardat e tij. Kjo është një e vërtetë e njohur dhe e denoncuar jo prej nesh, po ndërkombëtarish. Po fakti që Soros e ka këtë fuqi, të lobojë e ndikojë dhe në qeveri të vendeve të fuqishme, nuk duhet të na bëjë pesimistë e thjeshtë të ngremë duart. Ne duhet të bëjmë një zgjedhje dhe zgjedhjet janë dy; 1. ose dorëzohemi dhe lejojmë që Shqipëria të shitet, të copëtohet, të vidhet, të varfërohet e të shpopullohet, 2. ose përballemi dhe luftojmë për të mos lejuar që disa qenie të pështira si Rama e Veliaj, të shkatërrojnë vendin dhe jetët tona, për interesa të një mostre ndërkombëtare si Soros dhe xhepit të tyre.

Në fund ai thekson se beteja nuk është me SHBA dhe MB, por me letyrat tona që janë vënë në shërbim dhe po shkatërrojnë vendin e tyre vetëm që Soros të shtojë ca miliona dhe influencë më tepër.

Mjafton që ne të shporrim dy qelbësira si Rama e Veliaj dhe asgjë nuk do të mbetet nga ajo që sot duket si fuqi e pamundur për tu mposhtur. E kanë bërë të tjerët, duhet ta bëjmë dhe ne, ndryshe na pret një fund si Guinea apo Sri Lanka. Zgjedhjen e kemi vetë në dorë. Unë timen e kam bërë!

Të Fundit