Nuk i shkoi në takim, vajza i drejtohet gjykatës për dëmshpërblim

Një vajzë paditi djalin që do të takonte sepse ai nuk i shkoi në takim. QaShontae Short, e cila jeton në Michigan, paditi Richard Jordan në 2020 duke pretenduar se ky i fundit po i shkaktonte asaj stres emocional.

Short tha se Jordan nuk e takoi ditën e ditëlindjes së mamasë së saj, që sapo kishte ndërruar jetë, veprim që ajo mendon se e ka bërë më qëllim për ta mërzitur. Sipas Indy100, për Jordan kjo çështje ishte thjesht një humbje kohe.

“Të jem i sinqertë, kjo nuk është e drejtë për t’u fajësuar. Ne kishim vetëm një takim, një të vetëm dhe asgjë më shumë se aq, ndërkohë unë tani po paditem me një dëmshpërmblim prej 10,000 $, mendoj se kjo është thjesht një humbje kohe“, tha Jordan.

Short më pas pati një debat me gjykatësen, e cila ia kaloi çështjen një tjetër gjykate. Ajo ka 56 ditë kohë për të paguar kostot e transferimit të çështjes ose ajo do të mbyllet./tvklan.al

Të Fundit