“Nuk e dija që arma ishte e mbushur”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Tiranë: Armën në tavolinë e solli….

Është zbardhur dëshmia e Marius Demës, i cili vrau shokun e tij Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 maji” në Tiranë.

Dema është shprehur para autoriteteve se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi nuk e dinte që arma kishte qenë e mbushur.

“Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, ka thënë 28-vjeçari në polici.

Dema u rikthye këtë paradite në vendin e krimit, për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkaq, po ashtu në lokal është gjetur edhe një makineri qe prodhon bitcoin, monedhë vituale. Mësohet se të rinjtë që kanë qenë mbrëmë në lokal, punonin me këtë makineri. Për këtë arsye në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të Krimit Ekonomik.

Autori Marius Dema u vetëdorëzua në policia mëngjesin e sotëm, pasi u shpall në kërkim. Në Drejtorinë e Tiranës u vetëdorëzua pas negociatave gjithashtu edhe Frenkli Myftari, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.

Aktualisht vijojnë të jenë në kërkim: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Të gjithë këta persona dhe viktima janë shokë me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ngjarja të ketë ardhur për shkaqe aksidentale, pasi mes tyre nuk ka pasur konflikt.

Të Fundit