E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA
Bota

Nënkryetari i bashkisë rreh kolegen, dorëhiqet për aryse personale

Një akt dhune ka ndodhur në zyrat e institucioneve në Greqi, ku nënkryetari i bashkisë Mandra ka dhunuar një tjetër nënkryetare bashkie.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar, kur nënkryetari i bashkisë ka sulmuar dhe goditur me grusht nënkryetarin e Financës, teksa ndodhej në zyrën e sekretarit të përgjithshëm.

Ngjarja ka ndodhur para syve të sekretarit të përgjithshëm dhe drejtorit të Bashkisë dhe ka bërë që nënkryetarja e bashkisë të transferohet fillimisht në Qendrën Shëndetësore Elefsinë dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Nikaisë “Agios Panteleimon”.

Mediat greke raportojnë se ajo ka bërë padi kundër autorit. Më pas nënkryetari është dorëhequr, duke thënë se një vendim të tillë po e merr për “arsye personale”, pa përmendur ngjarjen.

Sapo kryebashkiaku , Kristos Stathis, i njoftuar për ngjarjen, ka urdhëruar shkarkimin e nënkryetarit nga detyra dhe në datën 23 qershor (në të njëjtën ditë me dorëheqjen), ka marrë vendimin përkatës.

“Ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënkryetares së Bashkisë, duke sjellë si pasojë dëmtimin e saj, gjë e cila vërtetohet nga raportet mjekësore të Qendrës Shëndetësore Elefsina dhe Spitalit Shtetëror Nikaia, Pire. Fakti që sjellje të tilla janë krejtësisht në kundërshtim me parimet dhe qëndrimet e Autoritetit Bashkiak, pasi ne besojmë se ata që mbajnë poste publike jo vetëm duhet t’i justifikojnë me sjelljen e tyre, por edhe të jenë shembull për të tjerët”,thuhej në vendim.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑