E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Nafta 219 lekë/litri, benzina 195 lekë, Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me shumicë dhe pakicë të karburanteve në Shqipëri.

Vendimi vjen pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve nga Këshilli i Ministrave dhe u mor në mbledhjen e parë të Bordit, të zhvilluar këtë të shtunë, 19 shtator.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin do të jetë 219 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë çmimi nuk duhet të kalojë 207 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është përcaktuar në 195 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 183 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 19 shtator, në orën 16:00 dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku mund të përcaktohen ndryshime të reja në varësi të ecurisë së tregut.

Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë se janë të detyruar të zbatojnë çmimet e përcaktuara. Në rast konstatimi të shkeljeve, parashikohet pezullimi i aktivitetit të operatorëve.

Vendimi është marrë në kuadër të masave të ndërmarra pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë deklaruar se synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës në tregun e karburanteve.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑