E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Bota

“Mësoni të jepni dorëheqjen!”, mijëra njerëz dalin në rrugë në Spanjë kundër liderëve rajonalë

Mijëra njerëz marshuan dje nëpër rrugët e Valencias për të protestuar kundër trajtimit kaotik të qeverisë ndaj përmbytjeve që vranë të paktën 220 njerëz javën e kaluar në Spanjën juglindore.

Protestuesit u mblodhën në orët e vona të pasdites përpara bashkisë së Valencias përpara se të marshonin drejt selisë së qarkut.

Pjesa më e madhe e zemërimit i është drejtuar presidentit rajonal të Valencias, Carlos Mathon (Partia Popullore e krahut të djathtë, PP), por edhe kryeministri socialist Pedro Sanchez po kritikohet ashpër në radhët e protestuesve.

Guvernatori dhe kryeministri akuzohen për nënvlerësim të rreziqeve dhe për koordinim të dobët të operacioneve të shpëtimit pas përmbytjeve të 29 tetorit.

Qindra njerëz u mblodhën gjithashtu në Madrid duke brohoritur kryesisht “Mësoni të jepni dorëheqjen” dhe “njerëzit e bashkuar nuk u mposhten kurrë”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑