“Më organizuan 5 ceremoni mortore”, 72-vjeçari: Rezultova pozitiv me COVID 42 herë. Ja çfarë kure përdora që u shërova

Viti 2020 në të gjithë botën ishte një prej viteve më të vështira për shkak të koronavirusit. Gjatë kësaj kohe janë publikuar histori nga më të ndryshmet, disa prej tyre trishtuese e disa të çuditshme.

Mediat britanike kanë sjellë historinë e një 72-vjeçari nga Bristol i cili ka rezultuar pozitiv me COVID 42 gjatë gjithë kësaj periudhe. Dave Smith ka rezultuar pozitiv për 10 muaj me rradhë.

Gjithashtu i moshuari nga Britania është shtruar në spital 7 herë. Në një intervistë për mediat e huaja, ai deklaroi se bashkëshortja e tij, kishte përgatitur 5 herë ceremoninë mortore.

“Sa herë që isha në gjendje të keqe, në prag të vdekjes, bashkëshortja bënte përgatitjet për funeralin tim. Ajo ka filluar organizimin e ceremonisë mortore 5 herë” – ka thënë i moshuari.

Së fundmi, Smith është kuruar përmes një terapie intensive të cilën e ndoqi dhe ish-Presidenti i Amerikës, Donald Trump.

72-vjeçari thotë se ndihet me fat që ka shpëtuar por është i vetëdijshëm që jeta e tij s’do jetë më si më parë.

“Por unë e di që kurrë nuk do të jem 100% mirë sepse Covid ka shkatërruar mushkëritë e mia, pasi kam probleme të vazhdueshme të frymëmarrjes.” “Por çdo ditë që jetoj tani është një bonus”.

Të Fundit